E BUJSHME: Ideja e çmendur e UEFA-s, një finale Championsi jashtë Europës!

9 Nëntor 2019
9:16
back button

UEFA ka një ide të çmendur, teksa po mendon seriozisht që të zhvillojë finalen e Champions League jashtë Europës, konkretisht në SHBA. Bëhet fjalë për finalen e vitit 2024, me krerët e UEFA-s që kanë nisur bisedimet me partnerët e tyre. Stadiumi ku po diskutohet të luhet finalja është ai i New Jersey, “MetLife Stadium”, që ka një kapacitet prej 82,500 vendesh.

Qeveria më e lartë e futbollit evropian deri më tani ka vendosur për katër vitet e ardhshme se ku do të luhen finalet, ku këtë sezon do të zhvillohet në Turqi, në vitin 2021 në Rusi.

Mynihu do të presë finalen e vitit 2022, ndërsa në 2023 luhet në mitikun “Wembley”. Tashmë, pritet që finalja e vitit 2024 të hyjë në histori si finalja e parë e Champions League që luhet jashtë kontinentit të vjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit