E bujshme!!! Inter ka gati blerjen me koston zero, Roberto Firmino vishet zikaltër

27 Janar 2023
11:02
Telesport
back button

Sulmuesi brazilian Roberto Firmino mund të transferohet tek Interi me koston zero në fundin e këtij sezoni në rast se nga zikaltërit do të largohet sulmuesi belg Romelu Lukaku. Lajmin e konfirmojnë mediat britanike, që shtojnë se marrëveshja mes Firmino dhe Liverpool, skuadra aktuale, mund të mbyllet në fund të këtij sezoni, kur dhe përfundon kontrata.

Duket se palët nuk kanë ndërmend ta rinovojnë atë, ndaj dhe për Interin kjo do të ishte një goditje e mirë në merkato, një blerje me koston zero. Sulmuesi 31-vjeçar ka mjaft kërkesa nga klubet e tjera të Premier League, por duket se oferta që vjen nga Serie A është më e mira.

Gjithsesi, gjithçka do të varet nga Lukaku, nëse ai do të qëndrojë në Milano sezonin tjetër apo jo. Sulmuesi belg ka një rrogë më të lartë se ajo e Roberto Firmino, 348 ndeshje e 107 gola me fanellën e “reds” në 8 sezone në Angli. Duket se strategjia e zikaltërve është afrimi i një sulmuesi me parametrin zero, një nga goditjet e preferuara të Marotta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit