E BUJSHME: Interi gjen zëvendësuesin e Lautaros, një yll shkon në Milano

19 Maj 2020
21:31
Eraldo Harlicaj
back button

Interi po mendon që të gjejë zëvendësuesin e argjentinasit Lautaro Martinez. Ky i fundit me shumë mundësi do t’i bashkohet Barcelonës, prandaj dhe drejtuesit zikaltër po mendojnë që të gjejnë zëvendësuesit e tij.

Eksperti i merkatos në Sky Sport, Gianluca Di Marzio, ka treguar se trajneri Antonio Conte u ka treguar drejtuesve se dëshiron të afrojë në skuadër Edinson Cavanit. Një mundësi e leverdisshme, pasi lojtari del si futbollist i lirë në verë.

Uruguiani mund të rikthehet në Serie A pas aventurës me Napolin. Ai me shumë mundësi do të pranojë kalimin tek Interi. Shtatlarti do një eksperiencë të re, pasi është mërzitur në Paris me PSG.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit