E bujshme! Interi sakrifikon “Mister 80-milionëshin” për të ndryshuar ekipin në merkato

30 Tetor 2024
17:17
Telesport
back button

Marcus Thuram mund të jetë i sakrifikuari i radhës tek Interi. Klubi zikaltër po mendon të riformatojë skuadrën në merkato dhe Thuram është ndër të vetmit yje që mund të mbushin arkën e Interit.

Për 26-vjeçarin kanë interes disa klube, por kryesisht PSG, ku po kërkohet një zëvendësues i denjë për yllin Kylian Mbappe, i transferuar te Real Madrid.

Shifra që kërkon Interi për sulmuesin Thuram është 75-80 mln euro. Ka klube në Europë që mund ta përballojnë këtë shifër dhe jo vetëm PSG.

Kalimi i Thuram në Milano është një manovër absolute në merkato. Ai u transferua me parametra zero nga Borussia Monchengladbach. Ai numëron 22 gola me fanellën zikaltër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit