E BUJSHME! Isco zyrtarizon kërkesën për largim nga Reali që në janar

24 Nëntor 2020
15:05
Alfred Lleshi

E bujshme. Mesfushori i Real Madridit, Isco, e ka informuar klubin se dëshiron të largohet në janar. Mësohet se ai i tha presidentit Florentino Perez se do të nënshkruajë për një klub në Premier League, merkaton e ardhshme. Duke qenë rezervë në ekipin e Zinédine Zidane mesfushori ka plane të tjera, ku mund të luajë rregullisht, në funksion edhe të Kampionatit Europian të verës së ardhshme.

Sipas gazetës “Marca”, duke dashur më shumë kohë aktivizim, numri 22 i komunikoi menaxhmentit të Merengues se synon të largohet në janar 2021, sapo të hapet merkatoja. Trajneri i Real Madridit e kupton situatën e lojtarit dhe presidenti Pérez bie dakord ta shesë 28-vjeçarin për të paktën 45 milionë euro.

Pesë klube interesohen për të: Arsenali dhe Manchester City nga Anglia; Juventusi dhe Interi nga Itali, si dhe Sevilla në Spanjë. Gjithsesi, ai duket i joshur më shumë nga Premier League. Atje ka dy trajnerë spanjollë që e presin krahëhapur; Guardiola dhe Arteta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit