E bujshme!!! Joachim Low në stolin e “seleçao”, Brazili synon trajnerin kampion bote

16 Mars 2023
9:35
Telesport
back button

E përditshmja gjermane “Bild” ka dhënë sot lajmin surprizë se Joachim Low mund të jetë trajneri i ardhshëm i kombëtares së Brazilit. 63-vjeçari gjerman është shpallur kampion bote në vitin 2014 me kombëtaren e vendit të tij, por është larguar nga detyra që prej vitit 2021.

Low konsiderohet si profili i duhur për të drejtuar kombëtaren “seleçao”, pasi ka përvojën e duhur në këtë detyrë. Ai ka drejtuar dhe udhëhequr drejt triumfit Gjermaninë, një prej kombëtareve më të mëdha në botë, ndaj mund të drejtojë edhe Brazilin drejt triumfit në një Botëror.

Sipas “Bild”, prfaqësuesit e Federatës Braziliane të Futbollit kanë patur disa kontakte me Low dhe përfaqësuesit e tij. Brazili është pa një trajner që prej botërotit “Katar 2022”, kur në këtë detyrë ishte trajneri Tite. Ai u largua pas elimimit të Brazilit nga  botërori, duke mos e sjellë dot trofeun në shtëpi.

Duket se në Brazil synojnë një trajner me përvojë nga Europa, pasi muajt e fundit është përmendur edhe emri i italianit Carlo Ancelotti, që drejton Real Madrid. Gjithsesi, ky i fundit ka një kontratë me “los blancos”, ndërsa Low është i lirë dhe ka prëvojën e drejtimit të kombëtares.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit