E padëgjuar!!! Jurgen Klismann grumbullon në kombëtaren koreane një lojtar që ndodhet në burg

7 Qershor 2023
8:42
Telesport
back button

Jurgen Klismann, trajneri i kombëtares së Koresë së Jugut, ka zbuluar listën e lojtarëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet e radhës, atë ndaj peru dhe El Salvador. Ajo që bie në sy është emri surprizë i sulmuesit 31-vjeçar Jun-Ho Son.

E veçanta është se lojtari nuk mund të paraqitet në grumbullim, pasi aktualisht është i dënuar dhe ndodhet në një burg, në Kinë. Jun-Ho Son ndodhet në brug që prej marsit të këtij viti, kur lojtari i ekipit të Taishan është arrestuar nga policia vendase.

Futbollisti koreano-jugor është arrestuar me akuzën e korrupsionit, pasi ka marrë parà nga persona jo-qeveritarë. Të paktën ky është version zyrtar që ka shpallur qeveria kineze pas arrestimit të lojtarit të Taishan.

Gjithsesi, Federata Koreano-Jugore gjithnjë e ka mbështetur lojtarin e saj Jun-Ho Son dhe familjen e tij, duke nisur prej kohësh procedurat për transferimin e tij në Kore. Duket se edhe përfshirja e tij në kombëtare, pavarësisht se nuk do të paraqitet, është një shenjë e kësaj mbështetjeje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit