Juventusi nuk tërhiqet, i kthehet dashurisë së vjetër për shqiptarin!

7 Nëntor 2019
15:35
Eraldo Harlicaj
back button

Juventusi nuk tërhiqet dhe kërkon të rrëmbejë Marash Kumbullën nga Verona. I riu po paraqitet shumë mirë me skaudrën bardhezi dhe nuk ka çaluar për asnjë moment. Ai së bashku me Amir Rrahmanin kanë krijuar një dyshe solide me njëri-tjetrin dhe po luajnë mirë. 

Shqiptari nuk është për herë të parë në radarët e Juventusit, pasi dhe më herët torinezët kanë dashur ta afrojnë në ekipet e moshave. Marrëveshja me Hellas Veronën nuk është arritur, ndërsa tani gjërat kanë ndryshuar krejtësisht. 

Çmimi i Kumbullës është i majmë dhe Verona pret të ulet në tavolinë me Juventusin. Drejtori sportiv Tony D’amico do që të bisedojë me kampionët dhe të shesë të riun në Torino. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit