E BUJSHME: Juventus kërkon të rrëmbejë “rebelin” e Napolit!

13 Nëntor 2019
17:20
back button

Situata te Napoli nuk është aspak e qetë, ku disa prej lojtarëve kryesorë nuk kanë marrëdhënie të mira me presidentin De Laurentiis.

Njëri prej “armiqve” kryesorë të presidentit dhe djalit të tij, është padyshim Allan. Braziliani ishte ndër të parët që u ngrit në revoltë, madje thuhet se edhe e ka goditur djalin e De Laurentiis.

Numri një i klubit e ka bërë me dije që në janar, Allan dhe shumë të tjerë do të largohen. Nisur nga këto deklarata, mediat italiane raportojnë së fundmi se Juventus është futur në garë për të siguruar shërbimet e Allan.

Sipas asaj që shkruan “Calciomercato”, bardhezinjtë kërkojnë të përfitojnë nga situata e tensionuar dhe në janar do të tentojnë të bëjnë një goditje të madhe. Për Allan, interes ka shfaqur edhe PSG.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit