E BUJSHME! Klubi i Premier League futet mes Milanit dhe Atletico Madrid për objektivin De Paul

11 Qershor 2021
16:25
Telesport

Rodrigo De Paul është sigurisht objekt dëshire për shumë skuadra në Europë dhe sidomos në Serie A, aty ku Milani ka nisur edhe kontaktet.

Argjentinasi vlerësohet shumë nga Milani i cili, në rast të dështimit të rinovimit të Hakan Calhanoglu, do ta synonte atë si një përforcim ideal.

Përveç Milan, Atletico Madrid dhe disa klube të Premier League do të dëshironin gjithashtu të përvetësonin klasën e vitit 1994.

Pengesa më e madhe është padyshim çmimi i kartonit të tij. Presidenti i Udineses Pozzo padyshim që do të dëshironte të fitonte nga shitja e lojtarit të tij më të mirë.

Dhe kërkesa e tij arrin në 40 milion euro. Një shifër e ekzagjeruar që po çudit të gjitha klubet e interesuara për Argjentinasin.

Sipas burimeve të ndryshme, kontaktet midis Milan dhe Udineses kanë vazhduar për disa ditë. Por në orën e fundit, një lajm shumë domethënës ka mbërritur. Një klub i Premier League ka hapur negociatat me Udinesen për Rodrigo De Paul.

Siç raportohet nga eksperti i njohur i tregut turk, Ekrem Konur, Arsenali hapi papritur negociatat me Udinesen për Rodrigo De Paul.

Një lëvizje e shënjestruar nga klubi anglez, që synon të zëvendësojë Dani Ceballos dhe Granit Xhaka në largim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit