E BUJSHME | Klubi i Premier “mbuloi me ar” Giroud por vendimi i tij befasoi të gjithë!

1 Shkurt 2023
18:58
Telesport
back button

Dje eshtë mbyllur zyrtarisht merkato ne top kampionatet e Europes dhe sigurisht protagoniste ishte Premier League qe mund te kishte mare edhe nje sulmues nga Serie A, kete here Olivier Giroud, per ta kthyer, por nuk ia doli per shkak te vendimit te francezit…

Ndër lëvizjet e shumta të ditës së fundit, megjithatë ka edhe nga ata që kanë vendosur të mos ndryshojnë asgje dhe per here te pare ka ndodhur qe ne Serie A tre ekipet me historike, Milan, Juventus dhe Inter nuk lane levizur aspak.

Nuk kishte ndodhur kurre kjo por tregon edhe se futbolli italian po vuan “faturat” e nje keq qeverisjeje dhe sidomos sepse eshte koha e varferise se madhe duke krahasur me ate qe ndodh… Kuqezinjtë u përpoqën të gjurmonin Nicolò Zaniolo, por diskutimet me Romën nuk morën hov dhe u nderprene per shkak te formules se paraqitur nga kuqezinjte dhe sidomos per shkak te vleresimit: rreth 10 mln euro diferenca.

Milani zyrtarizoi vetem portierin e trete, Devis Vasquez per rreth 400 mije euro (shume pak per nje klub kampion) Por ne ditet e fundit mund te kishte rrezikuar te humbiste sulmuesin kryesor: Olivier Giroud.

Evertoni kishte telefonuar agjentin e sulmuesit francez, duke e pare si njeriun per te shpetuar fatin e klubit Toffies ne nje kampionat medioker te zhvilluar kete sezon me vendin e parafundit ne renditje.

Giroud është një njohës i vjetër i Premierligës, ku pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar me Arsenalin dhe Chelsean. Të hënën më 30 janar, Everton i ofroi Giroud një kontratë deri në qershor 2023, me bonuse në rast shpëtimi. Nëse kjo do të kishte pasur sukses, një vit tjetër kontratë do të ishte rinovuar automatikisht për francezin me nje rroge te pabesueshme prej 8.4 milionë eurosh neto.

Oferta per Milanin ka qene dicka e ngjashme me 7 mln euro, qe kuqezinjte kane refuzuar direkt. Per Giroud dokumentet ishin gati dhe madje rroga prej 3.8 mln eurosh gjithashhtu deri ne fund te sezonit, qe do te thote me shume se 1 sezon te Milani ku aktualisht ai fiton rreth 3.5 mln euro.

I ardhur nga Chelsea në verën e vitit 2021, Giroud shpejt u bë një lojtar kyç për Milanin. Protagonisti i Scudetto-s së fituar sezonin e kaluar, ai shënoi 24 gola në 64 ndeshje për kuqezinjtë. Këtë vit ai është në 10 gola mes Serie A dhe Champions League. “Jo faleminderit”, ka thene Giroud qe eshte prane rinovimit me kuqezinjte edhe per nje vit tjeter me te njejten rroge…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit