E BUJSHME: Kumbulla drejt Anglisë, dy gjigantët e Premier League në garë

18 Mars 2020
22:22
back button

Edhe pse klubi i Veronës dhe e gjithë Italia është në një situatë alarmante për shkak të Coronavirusit, Marash Kumbulla vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare kërkohet nga disa klube në Serie A, si Inter, Lazio e Napoli. Përveç klubeve italiane, për 20-vjeçarin së fundmi kanë hyrë në garë vrullshëm dy gjigantë të Premier League.

Sipas prestigjiozes “The Sun”, e ardhmja e djaloshit shqiptar do të jetë në Manchester tek United ose në Londër te Chelsea. Të dy klubet janë gati të plotësojnë kërkesat e Veronës, që kërkon 25-30 milionë euro për Kumbullën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit