E BUJSHME! Legjenda e holandës shkatërron Timo Werner: Një kal qorr, ai kur vrapon…

15 Prill 2021
15:43
Telesport
back button

Rafael Van der Vaart nuk ka më durim me Timo Werner. Sulmuesi gjerman, i cili nuk po bën një paraqitje të jashtëzakonshme në sezonin e tij të parë te Chelsea, ka qenë shënjestra e ish lojtarit hollandez.

I cili, ndër të tjera, vlerësoi virtytet e shokut të tij të skuadrës Ziyech. Situata është e ndryshme për ish sulmuesin e Leipzig, i përcaktuar si një “kal i verbër”.

Ai e tha atë në Ziggo Sport duke analizuar Chelsea:

“Timo është shumë i shpejtë, dhe kjo mund të jetë mirë kur ke hapësira, po kur është nën presion, gjithçka që bën është të ulë kokën dhe të vrapojë.

Në të vërtetë është një kal i verbër. Ai tashmë e ka demonstruar këtë në Gjermani”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit