E BUJSHME: Lotito shtang futbollistët e Lazios, konfirmon superpremion në rast titulli!

28 Maj 2020
14:01
Telesport
back button

Rinisja e Serie A po afron dhe Lazio ende beson te fitimi i titullit kampion që do të kthehej në Romë pas plot 19 vitesh. As pandemia nuk ka penguar presidentin Claudio Lotito që të mbledhë futbollistët dhe t’u konfirmojë premion e çmendur në rast triumfi finale.

LAZIO NEWS: le dichiarazioni di Lotito e Tare ULTIME - Lazio News 24

Plot 10 mln euro për Lazion nëse e mbyll në krye të renditjes kampionatin që pritet të rinisë. Bardhekaltërit janë një pikë larg Juventusit. Shumë futbollistë, sipas asaj që shkruan Corriere dello Sport, kanë mbetur gojëhapur, duke parë se koronavirusi ka shkaktuar jo pak dëme financiare në të gjitha klubet.

Por, Lotito mban premtimin që ka bërë kohë më parë dhe ky bonus për titullin do të depozitohet në Ligë. Bëhet fjalë për 400 mijë euro për kokë për futbollistët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit