E BUJSHME: Manchester United troket te Milani për një futbollist!

11 Gusht 2020
17:03
Telesport
back button

Kontrata që skadon në verën e vitit 2021 e bën Hakan Calhanoglu një lojtar që lakmohet nga shumë klube në merkato. Në Bundesligë dhe Angli, mbi të gjitha: rinovimi me Milanin është akoma pezull dhe palët duket se janë afër azhornimit për t’u takuar dhe biseduar, por që kjo temë ende  nuk është në rendin e ditës.

Për këtë javë Maldini është me pushime në Spanjë dhe mesfushori në Gjermani, kështu që ndjesia është që ata mund të kthehen për të biseduar me njëri-tjetrin pas mesit të gushtit. Megjithatë, diskutimet për rinovim vonojnë dhe ndaj thirrjet nga klubet e tjera nuk ndalen.

La probabile formazione del Milan: out Ibra, c'è Rebic punta ...

Midis këtyre edhe Manchester United: mundësia për të marrë një lojtar si Calhanoglu me një vlerë të pranueshme në merkato e bën atë një “objektiv konkret”.

Sidomos duke u nisur nga 10 ndeshjet e luajtura pas rihapjes së futbollit, ku paraqitja e turkut me nr.10 te Milani ka qenë fantastike mes golave dhe asisteve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit