E BUJSHME: Mbappe largohet në verë, zbulohet destiancioni i ri!

16 Janar 2020
16:53
Eraldo Harlicaj
back button

Kylian Mbappe do Real Madridin, madrilenët kanë shprehur hapur dashurinë e tyre për sulmuesin. Palët mund të bashkojnë rrugët në verën e këtij viti, pasi kampioni i botës nuk po rinovon, ndërsa klubi francez ka marrë sinjale të qarta për dëshirën e yllit të tyre. 

Gazetari i ESP, Julien Laurens, beson se marrëveshja më e madhe e vitit mund të ndodhë në verë. “E vështirë ta thuash, por mendoj se Mbappe do të largohet në verë. PSG po mundohet me të gjitha mënyrat të rinovojë me yllin e tyre. Ata duan ta kenë për më shumë se një vit, por ka mundësi që ai të largohet në verë”. 

Reali është klubi që ka treguar hapur dëshirën për ta rrëmbyer, ndërsa Zidane i ka bërë ftesë për t’iu bashkuar. Situata është shumë e nxehtë dhe palët po luajnë fort në prapaskenë. Vera duket se do të jetë shumë e zjarrtë! 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit