E bujshme!!! McGregor dhe Mayweather bisedime për të zhvilluar revanshin

25 Qershor 2022
12:24
Telesport
back button

Duket si e pamundur, por orët e fundit po shtohen zërat për një revansh të mundshëm mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor. Një tjetër duel boksi, si ai i vitit 2017 edhe pse këtë herë bëhet fjalë për një sfidë “show”.

Mediat amerikane konfirmojnë se palët janë ulur paraprakisht për të diskutuar për mundësitë që ka realizimi i një sfide të tillë. Detajet janë ende të panjohura dhe nuk dihet nëse kjo dfidë mund të realizohet në të ardhmen apo jo.

Më herët këtë javë, “The Notorius” postoi një mesazh në rrjetet sociale, duke u shprehur se ai ka pranuar një revansh me Mayweather. Gjithsesi, asnjë detaj, duke e bërë mjaft enigmatik këtë mesazh dhe krijuar shumë tymnajë.

Unë pranoj”, shkruan irlandezi, që e ka humbur me KO teknik sfidën e parë të zhvilluar me Mayweather, në vitin 2017. McGregor ka qenë kampion i dyfishtë bote në UFC, ndërsa Mayweather e mbylli karrierën i pamposhtur në ring (50 fitore, 0 humbje).

Dy ikona në sportet luftarake, por që aktualisht janë në drejtime të ndryshme: Irlandezi ende aktiv dhe nën kontratë me UIFC-në. Ndërsa Mayweather i tërhequr dhe aktualisht zhvillon duele “show” (në shtator ka sfidën e radhës, në Japoni).

Gjithsesi, duket se interesat për një duel të dytë mes tyre përputhen dhe dy ikonat e sportit janë gati të ngjiten sërish në ring. Fansat mezi e presin një duel të tillë, për të cilin është përfolur shumë ndër vite, por asgjë konkrete. Ndërkohë që, tani rikthehet zhurma për revansh…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit