E bujshme, Mercedes planifikon shkëmbimin e pilotëve në mes të sezonit

4 Maj 2021
11:36
Telesport
back button

Mercedes mund të ndjekë taktikën e përdorur disa sezone më parë nga Red Bull, që ndërroi pilotët e saj në mes të sezonit. Sipas “Daily Mail”, drejtuesit e makinës gjermane po mendojnë që brenda pak javësh të largojnë finlandezin Valtteri Bottas, që këtë sezon nuk ka qenë në nivelin e duhur.

Ai do të zëvendësohej nga britaniku George Russell, që aktualisht garon në Formula 1 me Williams. Ky zëvendësim do të kryhet për të përballuar sulmet e Red Bull, që ka dy pilotë të rinj dhe të fortë (Verstappen e Perez), ndërsa Bottas këtë sezon ka zhgënjyer me makinën gjermane.

Te Mercedes nuk heqin dorë nga titulli kampion për konstruktorë, ndaj Toto Wolff kërkon t’ia besojë makinën Russell, që vjet zëvendësoi me sukses Hamilton në Bahrein. Duket se Wolff beson te i riu britanik, ndaj brenda majit mund të vijë shkëmbimi i bujshëm mes dy pilotëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit