E bujshme, Milan-i sfidon Juventus-in për të padëshiruarin e Inter-it

23 Maj 2020
15:29
Denis Hakanaj
back button

E ardhmja e Mauro Icardi-t mbetet një mister.

Në orët e kaluara, Inter-i ka refuzuar 60 milionë eurot e ofruara nga Paris Saint-Germain, duke mos hequr dorë nga 70 milionë eurot për të cilët kanë rënë dakord dy klubet në momentin e huazimit të argjentinasit nga francezët.

Kjo situatë mund të shfrytëzohet nga Juventus dhe Milan, dy rivalët e përjetshëm të zikaltërve. Kjo është ajo që shkruan e përditshmja angleze Daily Mail.

Kuqezinjtë besojnë se mund ta bindin argjentinasin me projektin e ri ambicioz, por Juventus mbetet në avantazh për shkak të mundësisë për  të përfshirë në një marrëveshje të mundshme kundëroferta teknike.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit