E bujshme! Milan mendon për Strakoshën në portë, Berisha pranë Spezia

9 Janar 2023
13:51
Telesport
back button

Megjithëse kanë siguruar pak ditë më parë Devis Vasquez, Milan është ende në kërkim të një portieri për pjesën e dytë të sezonit. “Tuttomercato” zbulon se kuqezinjtë po mendojnë për portierin e kombëtares shqiptare Thomas Strakosha si zëvendësues të Maignan deri më 30 qershor.

Strakosha, që deri vjet luante me Lazio, u transferua në Premier League, te Brendford, por aty nuk ka gjetur hapësira ndaj dëshiron të largohet. Sipas mediave italiane, duket se po krijohet mundësia që portieri i kombëtares shqiptare të rikthehet në Seria A, të paktën deri më 30 qershor.

Edhe portieri tjetër i kombëtares kuqezi, Etrit Berisha është në kërkim të një ekipi të ri. veteran nuk ka aspak hapësira te Torino, ndaj po sheh mundësinë e aktivizimit në një ekip të ri. Pasi dështoi transferimi te Salernitana, menaxheri i tij po sheh si opsion transferimin te Spezia, ekipi tjetër i Serie A.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit