Milani kërkon talentin shqiptar, i zë vendin Susos

7 Nëntor 2019
21:26
Eraldo Harlicaj
back button

Mos e beso po deshe! Milani kërkon sulmuesin e Werder Bremenit, Milot Rashica. Një lajm i bujshëm që vjen nga Gjermania, aty ku Kicker shkruan se për shqiptarin interesohet as më shumë e as më pak, por vetë klubi gjigant i Italisë. 

Rashica ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, pasi po kalon një formë fantastike. Ai ka shënuar 6 gola në 8 ndeshje në këtë sezon dhe vlera e tij ka shkuar nga 15-20 milionë euro. Milani është i zhgënjyer nga paraqitjet e Susos dhe shqiptari mund të jetë personi ideal për të marrë vendin e tij. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit