E BUJSHME: Milani siguron talentin suedez për 1.5 mln euro! Vjen nga klubi i Ibrahimovic (VIDEO)

11 Gusht 2020
14:47
Telesport
back button

Milani sheh nga e ardhmja dhe bën “pazar” te klubi ku është bashkëpronar Zlatan Ibrahimovic! Sipas asaj që shkruan gazeta e famshme suedeze “SportExpressen”, Emil Roback, sulmues i datëlindjes 2003 (17 vjeç) i Hammarby, është një hap larg transferimit te Milani: futbollisti, i ndjekur edhe nga Arsenal dhe Bayern Munich, duhet të zbarkojë sonte në mbrëmje në Milano dhe pasi të ketë kaluar vizitat mjekësore do të firmosë kontratën e re me kuqezinjtë për 5 vitet e ardhshme.

Sipas informacioneve italiane dhe suedeze, kosto e kartonit do të jetë diku te 1.5 mln euro.

Por, cili është Roback? Në Suedi, për Emil Pakebba Joof Roback, i lindur në 2003, flasin me superlativa, por jehona ka shkuar deri në Angli!

Arsenal invite Hammarby forward Emil Roback to club ahead of ...

Arsenali e ndoqi atë për një kohë të gjatë, me njerëzit e dërguar në Suedi, një interes i miratuar gjithashtu javët e fundit nga drejtuesit e Hammarby. Në shtëpi ai përcaktohet si një nga talentet më të shkëlqyera, aq shumë sa që ai tashmë ka bërë debutimin e tij mes profesionistëve.

Drejtori i Hammarby, një kryesues i ekipeve kombëtare të të rinjtë, tha se “Arsenali ka kontaktuar me ne dhe ne e dimë për interesin e tyre. Emil i ka takuar ata por ka edhe klube të tjera”.

Hammarby sells Emil Roback to Milan

Nuk është Ibra sepse Ibra është unik. Plot 187 cm, është një lojtar me një fizik të shkëlqyeshëm, por që jo vetëm luan në zonën e kundërshtarit, por që di të shkojë drejt mesfushës dhe të marrë pjesë në manovra falë edhe këmbëve të tij të gjata dhe teknikës, pa harruar shpërthimet që zotëron.

Një referencë fizike për t’i dhënë topin, një sulmuesi shumë “anglez” për sa i përket karakteristikave dhe kujton numrat “9” italianë të mëdhenj për sa i përket madhësisë dhe fuqisë.

Jasper Jansson, drejtori sportiv i Hammarby, foli për Fotboll Direkt në fund të qershorit mbi Emil Roback, një sulmues i klasit 2003: “E kuptoj interesin për Emil” – tha Jansson. “Është një sulmues me fizik të shkëlqyeshëm, me shpejtësi dhe tashmë është një golashënues me përvojë. Ai ka një dhuratë: X-Factor. Roback është i shpejtë, i fortë dhe një shënues natyror. Ka fizik të mirë dhe shpejtësi ekstreme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit