E BUJSHME: Mourinho ofron yllin e ekipit për Bale!

15 Shtator 2020
20:51
Eraldo Harlicaj
back button

Tani gjithçka është serioze! Tottenham do të rrëmbejë Gareth Bale nga skuadra e Real Madridit sipas asaj që shkruan The Telegraph. Trajneri Jose Mourinho dëshiron me çdo kusht sulmuesin uellsian.

Ideja e tij është e çmendur, pasi do të firmosë Bale si të huazuar dhe të çojë në Madrid, Dele Alli si pjesë të kësaj marrëveshjeje. Nuk dihet se si do të shkojë situata, por duket se një marrëveshje e tillë po tundon të dy klubet.

Reali do të heqë dorë nga Bale, por nga krahu tjetër nuk duket se ka nevojë për Dele Alli. Ky i fundit është i paqartë me të ardhmen e tij që është në pikëpyetje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit