E BUJSHME: Muriqi përfundon në La Liga, spanjollët futen në garë

26 Dhjetor 2019
16:19
Eraldo Harlicaj
back button

Një lajm i madh për Vedat Muriqin! Sulmuesi shqiptar ka përfunduar së fundmi në radarët e Sevillas. Ekipi spanjoll ka vuajtur shumë në sulm në këtë fillim sezoni me Luuk De Jong, Javi Hernandez dhe Noliton që kanë shënuar të gjithë së bashku 5 gola në kampionat dhe asnjë më shumë. 

Spanjollët kanë gjetur te shqiptari i Kosovës njeriun e duhur për t’i besuar sulmin. Shtatlarti është një “kafshë” e vërtetë, pasi ka arritur të shënojë 10 gola në pjesën e parë të kampionatit turk duke mbajtur barrën e sulmit. Ai ka fituar vëmendjen e shumë klubeve dhe gara për të do të jetë e fortë. 

Lazio e kërkon me ngulm, po ashtu nuk mbeten pas as Tottenhami, Monaco, Leicester apo Frankfurti. Janari duket se do të jetë i zjarrtë për shqiptarin, pasi ky i fundit pritet të ndryshojë sërish destinacion në rast se në radhët e Fenerbahçes vjen një ofertë e majme. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit