E bujshme në Torino! Juventus pëson një humbje historike (Video)

27 Tetor 2021
20:32
Denis Hakanaj

Rezultat befasues në javën e 10-të të Serisë A.

Juventus është mundur 2-1 në shtëpi kundër Sassuolo-s, që ka marrë fitoren e parë në historinë e klubit në një ndeshje të kampionatit italian të luajtur në Torino.

Dy gola në fundin e dy pjesëve të lojës kanë ndëshkuar skuadrën e Allegri-t, që tani ka shkuar 13 pikë larg kreut të renditjes.

Frattesi (44′) dhe Lopez (94′) kanë shënuar për miqtë. McKennie (76′) ka barazuar përkohësisht për vendasit.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit