E BUJSHME: Neuer drejt Serie A, kapiteni lë Bayernin

16 Janar 2020
21:50
Eraldo Harlicaj
back button

Manuel Neuer nuk është aspak i kënaqur me drejtuesit e Bayern Munchen. Nënshkrimi i Alexander Nubel ka tërbuar portierin titullar të kampionëve të Gjermanisë. Ky i fundit ka ndërprerë menjëherë bisedimet për rinovimin e kontratës. 

Drejtuesit i kanë kërkuar që të lejojë Nubel të luajë 15 ndeshje, ndërsa përgjigjja e “Gardianit të portës” ka qenë e prerë: “Do të luajë dhe në miqësore!”. Situatat nuk do të jenë aq të lehta dhe 33-vjeçari do të jetojë nën presion. 

Menaxheri i tij po sheh mundësi të tjera dhe në shteg ka dalë Juventusi. Kampionët e Italisë kanë legjendën Buffon si portier të dytë, ndërsa titullari i ekipit është Wojciech Szczęsny. Ky i fundit nuk ka shkëlqyer dhe nuk shihet si ndonjë portieri i pazëvendësueshëm, sidomos kur mendon se në ekip mund të vijë një si Neuer.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit