E BUJSHME! Neymar i ofrohet Barcelonës, pas refuzimit të Messit

8 Qershor 2023
8:58
Alfred Lleshi
back button

Sipas gazetës katalanase “SPORT”, Barça do të aktivizojë një plan B për të përforcuar skuadrën, pas prishjes së negociatave për të afruar Leo Messin. Klubi Blaugrana e ka të qartë se do të përfundojë me një kufi të mjaftueshëm pagash për të sjellë yje të nivelit të lartë dhe po analizon tregun.

Objektivi është të nënshkruhet me një yll, me prioritete të qarta. Një nga lojtarët që i është ofruar klubit blaugrana është Neymar, i cili do të largohet nga PSG. Braziliani do të ishte i gatshëm të bënte përpjekje për t’u rikthyer në Katalonjë.

Trajneri i Barçës, Xavi Hernández, e kishte planifikuar sezonin e ardhshëm me mundësinë që të kishte në dispozicion Messin. Madje kishte menduar edhe ndryshimin taktik për ta akomoduar argjentinasin në formacionin titullar me një rol të rëndësishëm.

Xavi kishte folur me Leon dhe besonte se ai do të ishte një pjesë e rëndësishme për lojën sulmuese të skuadrës katalanase. Tani është evidente se ai do të kërkojë një futbollist diferencial në sulm, që do të ndihmojë Dembélé, Raphinha dhe Lewandowski.

Për Xavi është prioritet të nënshkruajë me një golashënues të dytë, një mesfushor për të zëvendësuar Busquets dhe gjithashtu një anësor, sepse nuk ka Ferrán Torres dhe Ansu Fati. Pas “jo” së Messit, një anësor që mund të luante nga e majta dhe të bënte mirë është Neymar. Një yll botëror, por rroga e tij dhe kushtet që mund të vendosë PSG do ta vështirësonin operacionin.

Ka shumë lojtarë që presin të vijnë te Barça dhe zona sportive tani do të ridrejtojë planifikimin me paratë që klubi do të investonte për kthimin e Leos. Duhet të shesësh që të mund të nënshkruash me të tjerë, por në treg do të jenë edhe futbollistë si Bernardo Silva, i cili e bëri të qartë verën e kaluar se ishte i gatshëm të shkonte te Barça.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit