E BUJSHME: Neymar largohet, PSG gjen zëvendësuesin!

10 Dhjetor 2019
12:08
back button

Neymar Junior nuk po kalon një moment të mirë te PSG, kjo për shkak të marrëdhënies së rënduar të brazilianit me tifozët parizienë. Fundi i sezonit sipas gjasave do të sjellë edhe largimin përfundimtar nga kryeqyteti francez për Neymar dhe lajmin e bujshëm e jep “France Football”.

Revista prestigjioze shkon edhe më tej, teksa përveç largimit të Neymar, raporton se PSG ka gjetur edhe zëvendësuesin. Bëhet fjalë për Sadio Mane, me sulmuesin e Liverpool që në verë mund të rikthehet në Francë, aty ku ka luajtur për Metz. Gjithçka është në kuadër të spekulimeve, teksa fundit i sezonit do të na zbulojë nëse do të kemi diçka konkrete.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit