E BUJSHME! Neymar telefonon Ramos, ja oferta e jashtëzakonshme që i bën

19 Nëntor 2020
12:25
Alfred Lleshi
back button

PSG po përpiqet ta joshë kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos, që të luajë në “Parc des Princes” më 2021. Kjo, sipas gazetës spanjolle “AS”, e cila zbuloi në fillim të kësaj jave se klubi parizien do t’i ofrojë mbrojtësit iberik një marrëveshje 3-vjeçare me vlerë 20 milionë € neto në sezon. Kontrata aktuale e Ramos skadon më 30 qershor, çka do të thotë se ai është i lirë të negociojë me klube të tjera nga 1 janari.

Real Madridi dëshiron vetëm ta zgjasë kontratën e Ramos me një vit, për shkak të politikës së tij me lojtarët mbi 30 vjeç, çka e ka lënë derën e hapur për PSG. Raportohet se ylli i PSG, Neymar, i ka telefonuar Ramos në një përpjekje për ta bindur atë të largohet nga “Bernabeu” për në Paris. Gazetari Alfredo Duro zbuloi në “El Chiringuito” këtë javë se Neymar do të qëndrojë te PSG, nëse Ramos pranon të nënshkruajë me kryeqytetasit francezë.

Për më tepër, braziliani i tha Ramos se Kylian Mbappe, gjithashtu, do të rinovojë kontratën e tij, nëse kapiteni i Real Madridit arrin verën e ardhshme. “Sergio, nëse nënshkruan për PSG, e di që unë do të rinovoj ditën tjetër. Por, pas meje, diçka tjetër do të ndodhë… Dikush tjetër do të rinovojë, Kylian Mbappe. Nëse ju vini te PSG, ne fitojmë të paktën dy Kupa Europiane”, – raportohet t’i ketë thënë Neymar kapitenit të bardhë përmes telefonit.

Kontratat e Neymar dhe Mbappe skadojnë më 2022, megjithëse kampionët francezë janë të etur t’i lidhin të dy superyjet me marrëveshje afatgjata. Sidoqoftë, duket se ata po presin të shohin se kush arrin verën e ardhshme, para se të marrin një vendim për të ardhmen e tyre. Ramos nuk është i vetmi lojtar me emër të madh, me të cilin PSG  është lidhur kohët e fundit.

Cristiano Ronaldo thuhet se është në radarin e finalistëve të Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar, pas raporteve se Juventusi po planifikon ta shesë sulmuesin portugez më 2021. Pastaj është edhe Lionel Messi, i cili nuk pritet të rinovojë kontratën e tij me Barcelonën. Sidoqoftë, Manchester City kuptohet se po e udhëheq garën për nënshkrimin e legjendarit të Argjentinës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit