E BUJSHME nga Anglia: Interi projekton “milionerin” e Manchester United si zëvendësues të Skriniar

back button
30 Janar 2023
15:24
Alfred Lleshi

E bujshme nga Anglia: Interi synon Harry Maguire, mbrojtësin e blerë sa “qimet e kokës” nga Manchester United, në rast të largimit të menjëhershëm të Milan Skriniar te Paris Saint-Germain.

Sipas asaj që raportohet nga gazeta “Daily Mail”, kapiteni i Manchester United do të donte të priste deri në verë për të vendosur të ardhmen e tij në “Old Trafford”, por klubi zikaltër tashmë po përpiqet ta afrojë atë në këtë sesion merkatoje për t’i dhënë një profil të përvojës ndërkombëtare Simone Inzaghit.

Pavarësisht se humbi vendin e titullarit me “Djajtë e Kuq” nën drejtimin e Erik ten Hag, reputacioni i Maguire mbetet i lartë jashtë vendit (Anglisë), pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse me “Tre Luanët” në Kupën e Botës së Katarit.

Qendërmbrojtësi i lindur më 1993 në fakt ka luajtur vetëm një ndeshje të Premier League që nga fillimi i vitit 2023, me Lisandro Martinez dhe Raphael Varane të preferuar si mbrojtës qendror të gjigantëve nga “Old Trafford”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit