E BUJSHME nga Anglia: Liverpool del në shitje, kërkesa është e pabesueshme

7 Nëntor 2022
15:18
Alfred Lleshi

Liverpool-i është në shitje. Këtë e bën të ditur faqja e internetit “The Athletic” dhe lajmi “kërcen” menjëherë në tabloidët anglezë. “Fenway Sports Group Holdings” (FSG), pronar i “Reds” që nga viti 2010, kur bleu klubin nga George Gillett dhe Tom Hicks, thuhet se është i hapur për oferta.

Kuptohet, shpresohet që të arkëtojnë atë që Chelsea mori pas ikjes së Abramovic, i shitur te Todd Boehly për pothuajse 5 miliardë euro. Kujtojmë se FSG zotëron gjithashtu ekipin e bejsbollit Boston Red Sox, rrjetin televiziv NESN dhe 50% të “Roush Fenway Racing” e “Fenway Sports Management”.

“Me kushtet e duhura ne do të konsideronim aksionarë të rinj, sërish në interes të Liverpool-it si klub, – tha FSG për “The Athletic”. – FSG shpesh ka marrë shprehje interesi nga palë të treta që kërkojnë të bëhen aksionarë të Liverpool-it”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit