E bujshme nga Anglia, Liverpool do më të mirin e Serisë A

27 Mars 2020
18:04
Denis Hakanaj
back button

Ciro Immobile po zhvillon një tjetër sezon  të jashtëzakonshëëm.

Sulmuesi i Lazio-s, golashënuesi më i mirë i Serisë A në këtë sezon me 27 realizime, ka udhëhequr skuadrën e Simone Inzaghi-t në zonat e larta të renditjes, me bardhekaltrit që luftojnë për titullin me Juventus-in.

Një rendiment ky që nuk ka kaluar pa u vënë re nga trajneri i Liverpool-i, Jurgen Klopp, i cili duket se po e ndjek me shumë vëmendje futbollistin.

Sipas Liverpool Echo, Të Kuqtë do  të ishin të gatshëm të bënin një ofertë verën e ardhshme, por duket e vëështirë që Cluadio Lotito të vendosë të heqë dorë nga lojtari më i mirë  i skuadrës dhe më i miri në këtë sezon të Serisë A deri tani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit