E bujshme nga Anglia, United në shitje: dhe shifra është rekord

17 Gusht 2022
16:46
Denis Hakanaj
back button

Manchester United nuk po kalon një periudhë të mirë prej disa vitesh. Edhe sezoni aktual ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme, me skuadrën e Ten Hag që ka humbur dy ndeshjet e para të kampionatit dhe mban vendin e fundit në renditje.

Një situatë që ka shtuar akoma më shumë pakënaqësinë e tifozëve, të cilët protestojnë prej kohësh kundër familjes Glazer, pronare e skuadrës.

Tani ka ardhur një lajm i bujshëm nga Angli: familja Glazer duket se është gati ta nxjerrë në shitje klubin e Manchester United.

Në muajt e fundit, më saktësisht nga muaji, pronarët duket se kanë zhvilluar shumë mbledhje në lidhje me këtë. Bëhet fjalë për një operacion të paprecedentë.

Në fakt, bëhet fjalë për një shumë marramendëse prej 6 miliardë eurosh, që do të ishte rekord absolut për një klubi futbolli.

Rekordi aktual mbahet nga Chelsea, që u ble këtë vit nga grupi i kryesuar nga Todd Boehly për plot 4.7 miliardë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit