E bujshme nga Franca, ide e çmendur e Conte për brazilianin

24 Qershor 2019
20:39
back button

Pas dy sezoneve, Dani Alves i ka dhënë lamtumirën kamionëve të Francës, Paris Saint-Germain. Ndërkohë që braziliani ëndërron një rikthim të bujshëm te Barcelona, në fakt për atë, pas aventurës së tre viteve më parë te Juventus, mund të çelen sërish dyert e Seria A.

Sipas raportimeve të “France Football”, mbrojtësi anësor në fakt është në listën e dëshirave të trajnerit të ri të Inter, Antonio Conte, që dëshiron ta transferojë në Milano për të përforcuar ekipin zikaltër.

Një garë për brazilianin të cilën Inter do të duhet ta diskutojë edhe me shumë klube të tjera të fuqishme të interesuara për shërbimet e Dani Alves, mes të cilave Borusia Dortmund dhe Manchester City, me opsionin e Kinës në sfond. Gjithsesi, zikaltërit nuk duket të kenë qëllim të frikësohen, duke dashur që të bëjnë të paktën tentativën e tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit