E BUJSHME NGA ITALIA | Roma në sulm për Dybala, zbulohet oferta. Argjentinasi fiton kohë për një arsye!

28 Maj 2022
19:08
Telesport
back button

Roma do t’i kishte propozuar një kontratë trevjeçare Paulo Dybala-s, i cili megjithatë nuk po nxiton të përcaktojë të ardhmen e tij. Kështu raportuan kolegët argjentinas të TyC Sports.

Argjentinasi pret ofertën zyrtare nga Interi, i cili tashmë i di kërkesat e tij dhe do të përcaktojë të ardhmen e tij në rreth 20-30 ditë. Prioriteti i tij – thuhet – është të shkojë në një klub që luan në Champions League.

Dybala kishte kontrate gati Arsenal nese skuadra londineze do te kishte shkuar ne Champions League. Por, gjerat u prishen pasi ishte Tottenham ai qe mori stafeten dhe nuk e la me duke siguruar vendin e katert.

Corriere dello Sport shkruan lajmin per Dybala keshtu: “Pamjet e kortezhit të mbi njëqind mijë tifozëve të Romës nëpër rrugët e qytetit për të festuar fitoren e Ligës së Konferencës arritën edhe te Paulo Dybala. Fillimisht përmes rrjeteve sociale, më pas përmes WhatsApp-it, nga disa miq që shtuan atmosferën e pasionit dhe adrenalinës që mbretëron në kryeqytet.

Një asistim i vërtetë (indirekt) që luan për Mourinhon dhe tifozët verdhekuq që ëndërrojnë ta shohin Joya-n të veshur me fanellën e Romës. Kush e di, ndoshta me numrin 10, pasi ka marrë tashmë dritën jeshile nga admiruesi i tij Totti.

Edhe gjatë udhëtimit midis Caracalla, Circo Massimo dhe Coloseum, shumë fansa nisën korin drejt autobusit të tretë të hapur, ai i rezervuar për familjen Friedkin: «President, na sill Dybala».

Asnjë tundje me kokë nga manjati Teksan, por mesazhi u mor qartë. I njëjti që u kthye më pas drejt autobusit të parë, ai ku menaxheri i përgjithshëm Tiago Pinto festoi trofeun e tij të parë me verdhekuqte.

Refreni i nisur para Coloseut edhe nga zëvendësi i Mourinhos, Salvatore Foti. Pavarësisht mohimeve faktike dhe “pa komenteve” që vijnë nga Trigoria, klubi Giallorossi nuk është indiferent ndaj situatës së tregut të tashmë ish-sulmuesit të Juventusit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit