E BUJSHME NGA PREMIER | Everton siguron shpëtimin, tifozi ngacmon Vieira! Legjenda i kthehet keq (Pamjet)

20 Maj 2022
0:09
Telesport
back button

Evertoni ka arritur të marri një fitore shumë të rëndësishme ndaj Crystal Palace, pasi ekipi i Frank Lampard fitoi me shifrat 3-2. Një fitore kjo që i siguroi mbijetesën skuadrës nga Liverpool, pasi tashmë matematikisht kanë siguruar edhe qëndrimin në Premier League.

Lampard me djemtë e tij tashmë kanë grumbulluar 39-pikë, 4 pikë më shumë se Leeds United i vendit 18-të, kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar. Ne fund te ndeshjes pati nje pushtim te fushes nga tifozeria.

Por, nje skene e hidhur ka ndodhur… Patrick Vieira, i acaruar me humbjen e Palace se tij qe udhehiqte 0-2 ne Goodison Park, teksa largohej, eshte ngacmuar nga nje tifoz. Ish-mesfushori nuk e ka zgjatur por e ka goditur direkt me duar dhe shqelm duke e hedhur ne toke.

Tifozi eshte cuar por per fat eshte shmangur nje perleshje duke ditur se ne fushe ishin edhe shume te tjere. Nje pamje vertet e shemtuar ne nje nate qe duhet te ishte thjesht festive per Everton.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit