E BUJSHME! Perez mund t’i bëjë dhuratën e janarit Ancelottit. Pritet oferta edhe pse kanë mbetur më pak se 30 orë…

30 Janar 2023
21:37
Telesport
back button

Real Madridi po shqyrton një goditje në sulm. Merengues mund të shënojnë një transferim në këto ditë të fundit te merkatos qe do te mbyllet pas dites se neserme. Sipas raporteve nga Defensa Central, formacioni spanjoll do të kishte menduar për Roberto Firmino për të përforcuar repartin ofensiv të Carlo Ancelottit.

Për momentin nuk ka asnjë kontakt por nuk përjashtohet mundësia që të bëhet një ofertë në orët në vijim. Sipas raportimeve nga Footmercato.it, Real Madridi po shqyrton seriozisht një ofertë për sulmuesin brazilian Roberto Firmino, kontrata e të cilit me Liverpool skadon në qershor.

Mund të ofrohet një kontratë dyvjeçare. Ata besojnë se profili i tij është ideal dhe se prania e shumë bashkatdhetarëve të tij në dhomën e zhveshjes do ta ndihmonte atë të përshtatej në Madrid.

Nuk ka pasur ende asnjë kontakt mes dy palëve, por drejtuesit besojnë se është alternativa më e mirë për të forcuar sulmin. Shqetësimet e vetme të mundshme janë mosha e tij, 31 vjeç dhe fakti që rrethimi i tij mund të kërkojë një kontratë afatgjatë, të cilën Real Madrid nuk dëshiron ta ofrojë.

Më 24 qershor 2015 ai u ble nga Liverpool për 41 milionë euro. Ai bëri paraqitjen e tij të parë në ndeshjen e parë në një fitore 1-0 në Stoke City. Pas një fillimi të vështirë të sezonit, ai e shpengon plotësisht veten kur trajneri gjerman Jürgen Klopp merr detyrën e trajnerit të Reds.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit