E BUJSHME: Piatek rikthehet në Serie A, nisin bisedimet

31 Maj 2020
12:40
Eraldo Harlicaj
back button

Fiorentina po mendon që të rikthejë në Serie A ish-sulmuesin e Milanit, Kryzystof Piatek. Polaku nuk po gjen veten as te Hertha Berlin, pasi ka përfunduar në stol dhe në Bundesligë.

La Nazione shkruan se agjenti i Piatek ka nisur bisedimet me Fiorentinën për futbollistin tjetër Linetty, por pjesë e bisedimeve ka përfunduar dhe sulmuesi shtatlartë. Piatek zhvilloi një sezon fantastik me Genoan dhe një gjysmësezoni të mirë me “Djallin”.

Ai u sfmua krejtësisht në fillim të këtoj sezoni dhe u shit në verë nga Milani. Hertha Berlin mendoi se bëri një goditje të madhe, por nuk ndodhi kështu. 24-vjeçari po vuan dhe në Gjermani, pavarësisht se shënoi në fitoren e djeshme të ekipit të tij, por që e nisi sërish nga stoli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit