E BUJSHME: Probleme me protokollin, Flamurtari do fitoren ndaj Teutës

20 Tetor 2019
13:03
Eraldo Harlicaj
back button

Teuta fitoi me rezultatin 1-0 në ndeshjen kundër Flamurtarit të luajtur ditën e premte. Durrsakët triumfuan me golin e Kallakut që u shënua në minutën e 47′. Një rrjetë që mjaftoi për t’i dhënë 3 pikët dhe kreun e klasifikimit skuadrës së Bledi Shkëmbit. 

Flamurtari humbi në fushë, por mund të fitojë jashtë saj. Ekipi vlonjat pretendon se ka një gabim në protokoll. Fabio Beqja nuk zë vend në listën e lojtarëve të stolit te skuadra durrsake, të pakten sipas protokollit të shpërndarë për mediet. 

Ai u fut në fushë në minutën e 89′ në vend të Abdylit dhe skuadra mike pretendon të rrëmbejë pikët në tavolinë. Vendimi i takon Komisionit të Disiplinës, ndërsa nuk dihet nëse Fabio Beqja është shënuar në formacionin zyrtar të paraqitur për gjyqtarët e ndeshjes. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit