E BUJSHME: Mbappe kthehet në faraon, gati rinovimi me shifra të frikshme

15 Tetor 2019
14:05
Eraldo Harlicaj
back button

PSG po mendon të bëjë një çmenduri në skuadër! Kampionët e Francës nuk duan të humbasin shërbimet e sulmuesit Kylien Mbappe dhe duan të rinovojnë me të. Rreziku që futbollisti mund të ketë pas vetes Realin dhe Barçën ka bërë që drejtuesit e francezëve të bëjnë gati ofertën faraonike. 

Mbappe ka kontratë deri në vitin 2022 dhe francezët duan të rinovojnë shpejt. Ata kanë gati 50 milionë euro në vit për sulmuesin. Po, e lexuat mirë, 50 milionë euro pagë neto në vit. Mbappe kthehet në futbollistin më të paguar në planet. Ai momentalisht fiton 20.7 milionë euro, ndërsa shoku i tij Neymar merr 36.8 milionë në vit. 

Sulmuesi do të marrë rolin e liderit dhe do t’i jepen çelësat për të udhëhequr skuadrën. Lajmi është publikuar nga prestigjozja spanjolle “El Chiringuito”. Ata besojnë se Barcelona dhe Reali me shifra të tilla nuk mund t’i afrohen aspak francezëve. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit