E BUJSHME: PSG nuk dorëzohet, do yllin e Realit!

12 Nëntor 2019
21:12
Eraldo Harlicaj
back button

PSG nuk do të heqë dorë nga Vinicius Junior. Braziliani nuk po kalon një moment të mirë “Santiago Bernabeu”, pasi ka humbur vendin e titullarit ndaj bashkëkombasit të tij Rodrygo. Sulmuesi i krahut ka mbetur dhe jashtë listës së Zidane në disa ndeshje duke mos ndihmuar skuadrën e tij dhe nuk ka marrë minuta. 

Drejtori sportiv Leonardo do të shfrytëzojë momentin e keq të 19-vjeçarit për ta bindur që të ndryshojë skuadër. Vinicius ka luajtur vetëm 4 ndeshje si titullar dhe 5 të tjera është futur si zëvendësues. Shumë pak për një lojtar me pritshmëritë e tij. Konkurrenca e madhe ka ndikuar në lidhje me situatën e tij. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit