E BUJSHME: Rashica në Serie A? I bashkohet një tjetër shqiptari

28 Maj 2020
18:03
Eraldo Harlicaj
back button

Një ide e çmendur vjen nga Serie A, aty ku Milot Rashica mund të jetë zëvendësuesi i Jose Maria Callejon. Ky i fundit mund të largohet nga skuadra italiane në fund të sezonit dhe dëshiron rikthimin në Spanjë.

Trajneri Gennaro Gattuso ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e lojtarit. Drejtori sportiv i napolitanëve, Giuntoli, po flet me trajnerin dhe i ka propozuar dy emra që mund të zëvendësojnë spanjollin.

Everton Soares i Gremios është futbollisti i parë që përflitet, ndërsa i dyti është Milot Rashica. Futbollisti kosovar shihet si një alternativë sipas asaj që shkruajnë mediet italiane. Kalimi në Serie A mund të jetë hap shumë i rëndësishëm për futbollistin shqiptar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit