E BUJSHME: Real Madrid gati të prezantojë superofertën për Dybala

9 Gusht 2020
23:05
Telesport
back button

Real Madrid rikthehet fuqishëm te Paulo Dybala. Pasi u eliminua nga Champions League, klubi merengue dëshiron të bëhet përsëri protagonist në merkato për të provuar përsëri ta fitojë trofeun vitin e ardhshëm.

Sipas Sportmediaset, qëllimi kryesor është sulmuesi i Juventus. Përmes ndërmjetësve të besuar, bardhezinjtë do të marrin një super ofertë nga kampionët spanjollë: para plus kartoni i një futbollisti për një total prej mbi 100 milion euro.

Midis lojtarëve të vendosur në tavolinë do të ishin Isco dhe Toni Kroos. Zonja e Vjetër nuk duket e gatshme ta privojë veten nga Joya, veçanërisht nëse Cristiano Ronaldo përfundimisht vendos të ndryshojë ekip.

Nëse CR7 vazhdon të mbetet, është e mundur që bardhezinjtë mund të bëjnë disa vlerësime ekonomike.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit