E BUJSHME: Reali gati të paguajë klauzolën e Haaland, Dortmund tërbohet!

3 Prill 2020
11:59
back button

Borussia Dortmund firmosi në janar me Erling Braut Haaland, për të cilin pagoi te Salzburg rreth 22 milionë euro, ndërsa komisione të larta kishte për agjentin Mino Raiola dhe për babain e norvegjezit, Alf Inge Haaland.

Vetëm pak muaj mjaftuan për ta konfirmuar bomberin, i cili i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij. Duke parë formën magjike të Haaland, Real Madrid po përgatit sulmin për të nënshkruar me 19-vjeçarin.

“AS” raporton se “Los Blancos” kanë gati 75 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e Haaland. Një lajm i tillë ka tërbuar jo pak Dortmund, që e ka me agjentin Mino Raiola, njeriu që ka patur këtë kërkesë për klauzolën e Haaland. Tashmë, mbetet për t’u parë, por është e sigurt që vera do të jetë shumë e nxehtë për bomberin norvegjez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit