E BUJSHME: Reali mendon për sulmin, Benzema mund të frikësohet

21 Shtator 2020
17:59
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi nuk donte të ndërhynte në merkato, pasi kriza ekonomike nga Covid-19 ka ndikuar shumë në arkat e klubit. Performanca e dobët ndaj Real Sociedadit me ndeshjen e mbyllur me rezultatin 0-0 mund të ndryshojë idetë.

Trajneri Zinedine Zidane ka nevojë për një sulmues, pasi Benzema nuk mund të jetë i vetëm. Luka Jovic nuk bind, Eden Hazard ka rezultuar dështim, pa harruar faktin se nuk është “9” tipik dhe alternativa e mundshme mbetet Edison Cavani.

“El Matador” është ende i lirë dhe Reali nuk duhet të shpenzojë për kartonin e tij. Ish-lojtari i PSG ka eksperiencë të madhe, pavarësisht moshës dhe mund të jetë zgjedhja e duhur për teknikun Zidane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit