E BUJSHME: Reali ofron James dhe para për yllin e Chelseas

16 Tetor 2019
10:30
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi po mendon për merkaton dhe emri i fundit që ka dalë në listë është ai i N’golo Kantesë. Spanjollët e pëlqejnë shumë mesfushorin e Chelseas, madje janë gati që të bëjnë dhe çmendurira për të. Ata duan të anashkalojnë pistën Pogba dhe të futen në garë për bashkëkombasin e tij. 

Drejtuesit e Realit po mendojnë një strategji për të ulur shifrën, por që sërish mbetet shumë e kushtueshme. Madrilenët do të ofrojnë kartonin e James Rodriguezit dhe para për kampionin e botës. Chelsea e vlerëson N’Golo Kanten me shifrën e 140 milionë eurove, ndërsa Reali e vlerëson kolumbianin 60 milonë euro.

Perez është i gatshëm të ofrojë James Rodriguez dhe shifrën e 80 milionë eurove për Kanten. Një lëvizje e tillë do të ishte shumë e bukur dhe trajneri Zidane do të merrte mesfushorin e kërkuar. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit