E BUJSHME: Reja braktis Shqipërinë, pranë rikthimit në “shtëpi”

7 Dhjetor 2019
13:07
Eraldo Harlicaj
back button

Ekip i ri, strategji e njëjtë! Trajneri Edy Reja mund të braktisë Shqipërinë dhe të bashkohet sërish me Napolin. Trajneri italian parimisht ka rënë dakord me presidentin Armand Duka, por firma në kontratë mungon dhe nuk ka prezentim. Në këtë mënyrë tekniku është i lirë të nënshkruajë me çdo klub tjetër. 

“Rastësisht” Reja do të jetë në tribunë në ndeshjen e Napolit kundër Udineses, por dhe në atë kundër Genk-ut në Champions League. Tekniku do të shohë sfidën e Serie A, ndërsa në takimin e Championsit do t’i dorëzojë një çmim ish-kapitenit Marek Hamsik. 

Fati i Ancelottit varet nga këta dy sfida dhe në rast se Napoli nuk arrin fitore, presidenti Aurelio De Laurentiis kërkon të rikthejë në stol teknikun Reja. Veterani mund të përdoret deri në fund të sezonit. Kjo do të sillte largimin e tij nga Shqipëria dhe do të rikthehej sërish te Napoli, një ekip dhe qytet që e dashuron. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit