E BUJSHME: Roma harron Suson, fiksohet pas shqiptarit!

18 Janar 2020
16:05
back button

Roma kërkon të gjejë me patjetër një zëvendësues për Nicolo Zaniolon dhe pas dështimit të shkëmbimit Politano-Spinazzola, tashmë është përqendruar në një pistë tjetër. Fillimisht u përfol Suso, por emri më i fundit është ai i Adnan Januzajt.

Shqiptari pëlqehet shumë nga trajneri Fonseca dhe për të bindur Real Sociedad, klubi që zotëron kartonin e Januzajt, duhen të paktën 15 milionë euro. Roma do të tentojë të nisë bisedimet me baskët dhe nuk përjashtohet që të kërkohet edhe huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit