E BUJSHME: Ronaldo do të largohet nga Juventusi, zgjedh ekipin e ri

9 Gusht 2020
14:27
Eraldo Harlicaj
back button

“Shpresoj që të gjithë ne të marrim vendimet e duhura për të ardhmen”, – shkruante Cristiano Ronaldo në analizën që i bëri sezonit 2019-20. Një fjali që lë vend për aludime dhe duket se zërat për një largim të mundsh ëm të tij nga Juventusi janë rritur.

Portugezi do të largohet nga kampionët e Italisë sipas asaj që shkruajnë mediet italiane dhe skuadra që do është PSG. Kampioni i Europës dëshiron që të kalojë te PSG. Agjenti Jorge Mendes do të takojë drejtorin sportiv Leonardo dhe do të flitet pikërisht për diçka të tillë.

Kontrata e Ronaldo skadon në vitin 2022 dhe paga e tij e majme peshon shumë te drejtuesit e Juventusit. Cristiano mund të zgjedhë të kalojë në Paris për të provuar emocionet e një lige tjetër dhe mund të tentojë Champions League me PSG. Një lëvizje e çuditshme nga PSG, pasi në sulm ka Neymar, Mbappe, Icardin dhe Di Marian, pa harruar dhe emrat e tjerë.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit