E BUJSHME: Serge Aurier i thotë “po” Milanit! Mourinho bën “naze” mbi vlerën e kartonit

5 Gusht 2020
12:37
Telesport
back button

Nuk është mister që Milani po kërkon një mbrojtës të djathtë në treg. Conti dhe Calabria nuk bindin, aq sa vetëm njëri do të qëndrojë sezonin tjetër por si rezervë (i dyti është favorit karshi të parit).

Sipas “Sky Sport”, mes profileve të vlerësuar nga Maldini dhe Massara është edhe Serge Aurier, që i ka thënë “po” kuqezinjve, por tashmë duhet të gjendet akord me Tottenham që investoi 25 mln euro te PSG për ta marrë në Londër. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë, 28 vjeç, është nën kontratë deri në qershor 2022 me Tottenham.

Calciomercato Milan, Celik e Dumfries nomi per la fascia destra ...

Tani Mourinho nuk kundërshton shitjen e tij, por gjithçka fillon nga një kërkesë për 20 milion euro. Shifër e konsideruar e tepruar nga Milani, duke qenë se kapiteni i PSV, Dumfries, kushton 18 mln euro. Sakaq, për Emerson të Betis, Barcelona (pronare e kartonit) nuk bie poshtë 30 mln eurove.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit